Haradinaj kërkon nga PDK-ja dhe LDK-ja përgjigje për mocionin: Vetëm Kosova përfiton
Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar përgjigje nga PDK-ja dhe LDK-ja përgjigje lidhur me mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se nga ky mocion përfiton vetëm Kosova.
“Pse ju lutna ka hezitime për mocion? Ku e keni problemin ju që po hezitoni për mocion? A është e vërtetë që kanë filluar ndëshkime dhe a është e vërtetë që kemi filluar të dobësohemi? Pse nuk po deklaroheni? Ku e keni problemin kolegë opozitarë të PDK-së dhe LDK-së që po mendoni hala se kush po përfiton prej mocionit? Veç një përfitues është: Kosova dhe interesi ynë. Unë nuk shoh më detyra të zakonshme në këtë parlament derisa ju nuk deklaroheni pse nuk e keni guximin”, ka thënë Haradinaj.
Sipas Haradinajt, ndëshkimet ndaj Kosovës tashmë kanë filluar.
“A ka dikush në këtë sallë që nuk e di se kanë filluar ndëshkimet ndaj Kosovës. Ndëshkimet si në politikë, si në ekonomi, si në siguri”, ka thënë Haradinaj.