Haradinaj kërkon nga Qeveria që t’i kryej pagesat e subvencioneve për fermerët

03 qershor 2021 | 13:21

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të bëhet pagesa e subvencioneve për fermerët. Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar kjo qeveri ka vonuar për dy muaj pagesat direkte në bujqësi.

“Pagesë të cilën bujqit dhe blegtorët e kanë të garantuar me ligj (Ligji Nr. 03/L-098 dhe Ligji Nr. 04/L-090). Çfarëdo ndryshimi apo ristrukturimi në këtë gjendje dhe me këto vonesa është i paarsyeshëm pasi që pamundëson veprimtaritë bujqësore. Qasja e Qeverisë së Kosovës po e dëmton sektorin e bujqësisë, si sektor bazë i ekonomisë, që edhe në kushte normale do të kishte shkaktuar regres në ekonomi”, ka thënë Haradinaj, duke kërkuar nga qeveria që sa më shpejt ta bëjë pagesën e subvencioneve për vitin 2021.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të merr masa në implementimin e plotë të programit të rimëkëmbjes ekonomike për pagesat direkte për bujqësi dhe gjithashtu t’i shpërndajë menjëherë pagesat e rregullta direkte për vitin 2021, që mos të e pamundësoj edhe më tutje funksionimin e aktiviteteve bujqësore, të cilat do të kenë efekt negativ zinxhiror në të gjithë ekonominë e vendit”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka deklaruar të enjten…