Haradinaj kërkon një ditë zie për senatorin Bob Dole

08 dhjetor 2021 | 11:08

Ish-kryeministri i Kosovës, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar senatorin amerikan, Bob Dole duke bërë homazhe pranë bustit të tij në Prishtinë.

Haradinaj ka propozuar që institucionet e Republikës së Kosovës të shpallin ditë zie në nderim të senatorit Dole.

“Përulje me respekt para veprës heroike të Senatorit Bob Dole. Propozoj që institucionet e Kosovës, të shpallin ditë zie në nderim të tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”, krahas fotografisë nga homazhet që i ka bërë në mëngjesin e së mërkurës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga raportimet e klinikave Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare të…