Haradinaj kërkon përkrahje për Kosovën nga Kongresi PanShqiptar Amerikan

02 qershor 2021 | 23:07

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan (PAAC), ku ka biseduar për situatën politike në vend, zhvillimin ekonomik, dialogun dhe bashkëpunimin mes Kongresit dhe Aleancës.

Haradinaj ka njoftuar anëtarët e Bordit për takimin që ka pasur me ambasadorin Palmer dhe për qëndrimet e Aleancës rreth dialogut.

“Elaborova domosdoshmërinë e një emisari të caktuar prej presidentit Biden për dialogun, pasi që ne mendojmë se pa rolin e Amerikës, dialogu nuk prodhon rezultat. E vetmja pritshmëri që Aleanca e ka nga dialogu, është marrëveshja gjithpërfshirëse me njohje reciproke, me Kosovën në kufijtë e 17 shkurtit dhe rregullimin aktual kushtetues”.

“Kërkova nga Kongresi PanShqiptar Amerikan, mbështetjen dhe avokimin e tyre në të gjitha çështjet me rendësi për vendin, antarësimin në NATO, njohjet nga pesëshja europiane që nuk e ka njohur Kosovën, procesin e dialogut, temat e zhvillimit ekonomik e të tjera. U sigurova për mbështetjen e tyre ashtu siç historikisht, lobi shqiptar në Amerikë ka qenë krah i fortë i çështjes kombëtare shqiptare”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” së shpejti do të ketë…