Haradinaj kërkon që punëtorëve të Rezidencës së Ibrahim Rugovës t’u bëhen kontratat e rregullta
06 nëntor 2018
| 18:38
Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e së martës së Qeverisë ka kërkuar nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, dhe ai i Financave Bedri Hamza që 12 punëtorëve të Rezidencës dhe memorialit “Ibrahim Rugova” t’u jepen kontrata të rregullta, meqë ata punojnë me kontrata mbi vepër.
“A është e mundur që ky staf nga kontratat e përkohshme të kalojnë në kontrata të përhershme”, ka thënë kryeministri.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se edhe nëse kalojnë në punëtorë me kontrata të rregullta shpenzimi i buxhetit është prapë i njëjtë.