Haradinaj kërkon që seanca për demarkacionin të mbahet të enjten
20 shkurt 2018
| 16:38
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për procedimin në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit të ndryshuar për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror të Republikës së Kosovës me Malin e Zi.
Pas miratimit të këtij vendimi, kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për demarkacionin të mbahet të enjten.
“Kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për diskutimin dhe ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin. Propozojë që seanca e jashtëzakonshme të zhvillohet të enjten në orën 10.00”, ka thënë Haradinaj.