Haradinaj kërkon që të ketë stabilitetit energjetik në vend
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm, i cili duhet të shfrytëzohet në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe stabilitetit energjetik në vend.
Haradinaj në takim pune me Bordin e KEK-ut, menaxhmentin dhe anëtarët tjerë të Komisionit Teknik të Qeverisë, në të cilën u diskutua për drejtimin që do të marrë zhvillimi i “Mihjes së Re” dhe për hapat që duhet ndërmarrë, ka thënë se janë në kohën kur duhet të ndërmerren veprime të sakta dhe në kohë, sa i përket obligimeve të cilat ndërlidhen me investimet për “Kosovën e Re”.
Ai ka thënë se në këtë drejtim njëra prej punëve kryesore është edhe Miniera e Re.
Në mënyrë që të mos ndodhin vonesa, kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga të pranishmit që si profesionistë të fushës dhe në bazë të kompetencave të tyre ta ndihmojnë Qeverinë e vendit me veprimet e tyre që punët rreth minierës të përfundojnë me kohë, e përmes kësaj të ndihmohet vendi dhe jetësimi i Projektit të ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”.
/Epoka e re/