Haradinaj kërkon që të zbatohen obligimet e marra në dialog
01 nëntor 2023
| 13:14
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të zbatohen obligimet e marra në dialog, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit, mirëpo gjithmonë mbi parimet kushtetuese.
Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së heroit Pajaziti.
Ai kërkoi nga institucionet që të shfrytëzojnë këtë momentum edhe për anëtarësim të shpejtë në NATO.