Haradinaj kërkon respektimin e kufijve ekzistues
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se duhet t’i respektojnë kufijtë ekzistues me vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Serbinë.
“Kosova i ka kufijtë e vet me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë, pra ne duhet t’i respektojmë kufijtë dhe nuk duhet kreativitet t’i ndryshojmë”, ka thënë Haradinaj në takimin e kryeministrave të rajonit i cili është mbajtur në Durrës.
Haradinaj ka theksuar se çështje e rëndësishme është liberalizimi i vizave që sipas tij e bën më të vështirë jetën ekonomike të qytetarëve të Kosovës.
“Kosova vërtet po e kryen pjesën e vet për të qenë një treg dhe në rajon për investimet në vendet e Ballkanit Perëndimor jemi me vonesë me hekurudhat por jemi në proces të kyçjes në Roaming dhe kemi disa vështirësi që dallojnë nga vendet tjera siç është liberalizimi i vizave. Nuk mund të shkojmë në Bosnje dhe na duhen viza pasi na bën më të vështirë jetën tonë ekonomike kur kalojmë në Serbi presim me orë të tëra”, është shprehur Haradinaj.