
Haradinaj kërkon rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit
03 gusht 2018
| 14:13
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se gjendja e rendit, ligjit dhe sigurisë në vend ka qenë tema e këtij takimi.
Ai ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit dhe ligjit në ditët që vijnë.
“Gjendja e sigurisë në rend dhe ligj është e qetë dhe stabile, por megjithatë kemi kërkuar rritjen e gatishmërinë për veprim në rast të çfarëdo prishjeje të rendit dhe ligjit”, ka thënë Haradinaj pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
/Epoka e re/