Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme
21 dhjetor 2017
| 10:47
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 17:00.
Në njoftimin e Kuvendit është bërë me dije se në mbledhjen e sotme është vetëm një pikë e rendit të ditës, kërkesa e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
Nuk dihen detaje se pse Haradinaj ka bërë kërkesë për një seancë të tillë.