Haradinaj kërkon shfuqizimin e vendimit të ZRRE-së
09 shkurt 2022
| 11:52
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deputeti, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend ku po diskutohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ai ka thënë se ky vendim i ZRRE-së mund të shfuqizohet, raporton “Epoka e re”.
Haradinaj ka theksuar se Qeveria Kurti ka shfuqizuar shumë vendime të qeverive të mëhershme, dhe sipas tij, mund ta bëjë edhe tani të njëjtën gjë.
“Qeveria Kurti është mashtrim”, ka thënë Haradinaj.