Haradinaj kërkon të formohet komisioni për vendosjen e gurit të kufirit me Malin e Zi

24 qershor 2021 | 12:44

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë Kurti ta formojë sa më parë Komisionin për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se ende nuk janë vendosur gurët në kufirin Kosovë-Mali i Zi, dhe kjo gjë duhet të bëhet.

“I propozoj qeverisë së re, ndoshta nga mospërvoja. Së pari qeveria duhet ta formojë komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit, është veprimi i parë që duhet bërë. Ky komision duhet me qenë funksional. Ju përkrahim si Aleancë, qoftë me ekspertizë, e kemi përkrah edhe në të kaluarën”.

“Ende nuk janë qitë gurtë Kosovë-Mali i Zi. Komisioni duhet të krijohet. Mos harroni ky Parlament ka hy në obligim me i zbatuar të gjeturat e komisionit shtetëror, të votuar në këtë Parlament”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin e Kosovës, në kohën e deklarimeve jashtë rendit të ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga momenti që u nda nga Jennifer Lopez, Alex…