Haradinaj kërkon të përmirësohet jeta e atyre që jetojnë me autizëm
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin duhet të na shërbejë të reflektojmë si shoqëri për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballen ata dhe familjet e tyre.
Haradinaj ka shtuar se duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë.
“Sot, në shënimin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, të reflektojmë si shoqëri për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballen ata dhe familjet e tyre. Le të na shërbejë kjo ditë për të njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë. Duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.