Haradinaj kështu thotë se e paguan shtëpinë në lagjen ‘’Marigona’’
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për jetën e tij, ndërsa ka bërë të ditur se tashmë ka blerë një shtëpi në lagjen “Marigona”.
Megjithatë, ai thotë se këtë e bleu me të hyrat, të cilat i siguron nga qiraja e një shtëpie tjetër të parë në lagjen “Dragodan” në Prishtinë, ku në Rubikon me Adriatik Kelmendin, pohoi se për ta ndërtuar para 20 vjetësh atë e kishin ndihmuar të tjerët, njofton Klan Kosova.
”Ka me u shoshitë shumë çështja, por asnjëherë nuk do të gjendet një rast, që e kam shfrytëzu popullin tim gabim ose keq. Dikush ka me të detyru me thanë të vërtetën”.
”Unë e kam shpinë e parë të ndërtuar në Dragodan, në vitin 2000 ka fillu ndërtimi, në 2002 kam hy. Para 20 vjetësh, as s’kemi pasë shtet, as pushtet. Krejt kemi qenë ndër OKB, e besomni që shumicën e asaj shpie ma kanë maru njerëzit që ende sot janë gjallë, por që m’kanë pasë idol, e s’po di në atë kohë jam trajtu si Zoti për ta. Të gjithë janë mobilizu, kushdo që ka pasë më ka ndihmu me e kry”.
”Unë atë shpi e kam lëshu me qira, që nja 10 vjet. Me ato të hyra jam mundu me bo edhe diçka tjetër, mos me mbetë veç me duar në xhepa. Kam marrë kredi, jetoj ashtu si jetoj, nuk jam mangu, i gjindna naj miku, naj shoku, naj fukaraje, najherë kur muj, se s’muj gjithë.”
Rubikon me Adriatik Kelmendi: Tash keni edhe një shtëpi tjetër në lagjen ‘’Marigona’’?
”Po, kam ble në “Marigona”, e paguaj kredinë dalëngadalë në Raiffeisen. Por i kam të hyrat e qirasë, që fatmirësisht po ma mundësojnë, jo veç me pagu atë, por edhe me ta qitë një kafe ty nëse du”.
”Por, unë nuk mburrem me faktin që ne nuk operojmë në vendin tonë. Unë nuk urrej sektorin privat dhe sipermarrësit, po i çmoj, prandaj po çeli vende të punës në Kosovë”.