Haradinaj: Kjo është Kosova 100 për qind

07 shtator 2019 | 17:42

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur gëzimin pas fitores së Kosovës ndaj Çekisë me rezultat 2 me 1.

“Paraqitje madhështore e djelmoshave tanë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Edhe sot, ekipi jonë i pandalshëm, shfaqi shpirtin e një populli triumfues. Mirënjohës për ndjenjën e krenarisë dhe emocionet e papërshkrueshme që po na dhuroni. Kjo është Kosova 100%. Europë, ne po vijmë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur…