
Haradinaj mirëpret dakordimin e LV-së dhe LDK-së për koalicion, por ka edhe një mesazh për ta
01 shkurt 2020
| 22:45
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi që i gjithë procesi negociues është përmbyllur me dakordim nga LV-ja dhe LDK-ja është veprim i duhur dhe konkretizimi i mirë, që respekton rezultatin zgjedhor.
“Tashmë është e domosdoshme të formohet qeveria sa më shpejtë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Kosovën e presin punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, për të cilat ai ka thënë se duhet lidership, qëndrime konsistente dhe institucione kredibile dhe të qëndrueshme.
“Qëndroj i bindur se agonia e tejzgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si kryeministër”, ka shkruar Haradinaj.