Haradinaj: Komandant Drini, një prej komandantëve më të zot që pati UÇK-ja
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar komandant Drinin, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Haradinaj ka thënë se Komandat Drini ishte një nga komandantët më të zotë që ka pasur Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
“Sot kujtojmë 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej komandantëve më të zot që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ekrem Rexha – komandant Drini, ishte luftëtar që gëzonte respektin e veçantë si te ushtarët e tij ashtu dhe te popullata civile ku vepronte si ushtarak. Me plot meritë, komandant Drini ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së, bashkë me komandantët e ushtarët më heroikë që pati Kosova! Lavdi jetës dhe veprës së komandant Drinit!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G: ‘Epoka e re’)