Haradinaj: Komuna e Suharekës po dëshmon një dinamikë të hovshme zhvillimore
16 korrik 2019
| 15:43
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar të martën komunën e Suharekës, për të parë nga afër progresin e kësaj komune, në infrastrukturë dhe dinamizim të prodhimit vendor.
Haradinaj dhe kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj, kanë diskutuar për bashkërendimin e veprimeve të dy niveleve të qeverisjes, për tërheqjen e investimeve të jashtme, për avancimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që janë të nevojshme dhe mungojnë si dhe në kthimin e pronave nga AKP në komuna, për zhvillim ekonomik lokal.
“Me 164 biznese prodhuese, 2497 biznese aktive, Suhareka ka potencial zhvillimi dhe përkrahja e Qeverisë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj komune nuk do të mungojë asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/