Haradinaj: Komunat po kanë mungesë të barnave esenciale dhe pajisjeve mbrojtëse

17 mars 2020 | 13:15

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka zhvilluar biseda me kryetarët e komunave të Kosovës, të përkatësive të ndryshme partiake e etnike, pas situatës së krijuar me përhapjen e koronavirusit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se shqetësim i tyre mbetet mungesa e barnave nga lista esenciale.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot kam zhvilluar biseda me Kryetarët e Komunave të Kosovës, të përkatësive të ndryshme partiake e etnike, si dhe Kryetarët e Degëve të AAK-së, pas situatës së krijuar me përhapjen e Coronaviursit COVID-19.

Ata u shprehen se janë të mobilizuar dhe falënderues për kujdesin e qytetareve, personelit mjekësor, Ushtrisë, Policisë së Kosovës dhe shtabeve emergjente, që janë në vijën e parë të frontit!

Shqetësim i tyre mbetet se ka mungesë nga lista esenciale e barërave deri te mjetet elementare, për të pajisur Spitalet Regjionale dhe QKMF-të!

Kërkesë kishte sidomos për furnizim me barëra esenciale, maska e mjete tjera mbrojtëse, dezinfektim të hapësirave publike dhe pako ushqimore për skamnorët.

Do të mbetemi në gjendje gatishmërie, në përkrahje të njëri-tjetrit. Të bashkuar e kalojmë këtë gjendje!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesnatë ka hyrë në fuqi ndërprerja e përkohshme e…