Haradinaj: Komuniteti egjiptian është pjesë e jona

24 qershor 2019 | 14:23

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marr pjesë sot në pritjen e organizuar me rastin e 24 Qershorit e shpallur nga Qeveria e Kosovës si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në Kosovës, e cila po mbahet në kuadër të Javës së Egjiptianëve.

Kryeministri Haradinaj fillimisht ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e këtij komuniteti të cilët i ka falënderuar për gjithë kontributin që kanë dhënë për Kosovën në të gjitha proceset.  “Komuniteti egjiptian, është pjesë e jetës tonë, e vendit tonë, dhe me të drejtë e gëzon edhe datën e tyre. Vërtet kemi arritur disa suksese sa i përket komunitetit egjiptian në Kosovë. Në kabinetin tim qeverisës kemi dy këshilltarë, njëri është i përhershëm politik, tjetri është për tema të dialogut dhe tema të të drejtave të komuniteteve. Kemi dy zëvendësministra, por nuk mjafton”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jaan Braathu, ka deklaruar se legjislacioni dhe Kushtetuta e Kosovës parashohin më të mirën për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe shtoi se duhet punuar së bashku në mënyrë që ta zbatohet ajo, edhe pse siç tha ai është bërë përparim viteve të fundit.

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, i cili vjen nga ky komunitet, ka treguar për nevojat e këtij komuniteti. “Komuniteti egjiptian ka nevojë akoma për afërsi institucionale, i duhet dora e shtetit, i duhet dora e mundësisë që të mbijetoj dje të qëndrojë vetëm në kuptimin që komuniteti egjiptian është i gatshëm të marrë përgjegjësi të reja”, ka thënë Berisha.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e  Kosovës U-19 në futsall, ka zënë fiton vendin…