Haradinaj: Komuniteti turk gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv
Me rastin e shënim të Ditës së komunitetit turk të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se komuniteti turk gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv.
Sipas Haradinajt, komuniteti turk ishte në krah të përpjekjeve tona të përbashkëta për shtetndërtimin e Kosovës, si dhe është urë lidhëse shumë e fuqishme e vendit tonë me Turqinë.
“Komuniteti turk gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv dhe ishte në krah të përpjekjeve tona të përbashkëta për shtetndërtimin e Kosovës, si dhe është urë lidhëse shumë e fuqishme e vendit tonë me Turqinë. Në shënim të Ditës së Komunitetit Turk të Kosovës, me praninë e tij na ka nderuar edhe zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Faruk Kaymakci, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e shtetit turk për konsolidimin e Kosovës. Bashkë me urimet e mia, bashkëqytetarëve turq, si pjesë e pandashme e shoqërisë sonë, ua përcolla gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim në avancimin e vazhdueshëm të mirëqenies së tyre dhe në sendërtimin e mëtejmë të shtetit tonë dhe të ardhmes së lirë e të sigurt të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/