Haradinaj: Koncepti pedagogjik gjerman, model i shquar edukativ
06 qershor 2018
| 11:01
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me drejtorin e gjimnazit “Loyola” Pater Axel Bodefeld, të cilit i ka ofruar mbështetjen e Qeverisë për qaje në edukimin e fëmijëve.
“Suksesi i nxënësve të gjimnazit ‘Loyola’ duhet të shërbej si shembull për shkollimin e të gjithë të rinjve në vendin tonë. Drejtorin Pater Axel Bodefeld e përgëzova për punën që po bëjnë dhe e sigurova për mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për këtë qasje të suksesshme në edukimin e fëmijëve. Koncepti pedagogjik gjerman është model i shquar edukativ, përfshirë aftësimin profesional, që i shërben zhvillimit ekonomik të vendit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/