Haradinaj konfirmon arritjen e marrëveshjes me SBAShK-un: Mësimi fillon të hënën
01 shkurt 2019
| 09:52
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se me përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduan marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduan që mësimi të fillojë të hënën.
“Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.