Haradinaj konfirmon arritjen e marrëveshjes për demarkacionin

24 shkurt 2018 | 15:43

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar për qytetarët se nga koalicioni qeverisës është menjanuar pengesa e fundit politike, për unitet politik në parlament.

Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Postimi i Haradinajt në llogarinë e vet në Facebook:

Qytetarëve të Republikës së Kosovës ua konfirmoj se nga koalicioni qeverisës është mënjanuar pengesa e fundit politike, që siguron unitet politik në parlament.

Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç, si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
-Heronjtë vetëm ditëlindje kanë. Lavdi! Sot më 24 shkurt 2018…