Haradinaj, Konjufcës: ‘Rrahman Morina, na e jep edhe neve fjalën’
22 qershor 2022
| 13:51
Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur sot seancë plenare.
Gjatë kësaj seance ka pasur debate të shumta, ndër të tjerash edhe përplasje në mes opozitës dhe pozitës.
Debati i ashpër ishte në lidhje me marrëveshjen e arritur dje në lidhje me energjinë.
Derisa kryeparlametnari Glauk Konjufca po thoshte se deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është e fundit në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar nga ulësja e tij duke iu drejtuar Konjufcës: “Rrahman Morina, na e jep edhe neve fjalën”.
Ndryshe Rrahman Morina ishte pjesë e sistemit të atëhershëm serb deri në vrasjen e tij më 1990 dhe nga Beogradi shihej si udhëheqës i Kosovës.