Haradinaj: Kontributi dhe përkushtimi i NATO-s, garanci për paqe dhe siguri në rajon
28 qershor 2019
| 11:29
Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit të NALT-it, gjeneral brigade Uwe A. Becker.
Haradinaj ka shprehur mirënjohje ndaj tij për shërbimin përgjatë dhjetë muajve në Kosovë dhe ka shprehur përkushtimin e qeverisë për partneritet edhe me drejtorin e ri, gjeneralin Michael Oberneyer.
“Kontributi dhe përkushtimi i NATO-s, garanci për paqe dhe siguri në rajon. Si Kosovë kemi një vizion, një vizion të vetëm. T’i bashkohemi familjes së popujve të lirë, NATO-s dhe bashkërisht t’i shërbejmë paqes”, ka theksuar Haradinaj.
/Epoka e re/