Haradinaj: Kontributi i Jonuz Musliut, i pazëvendësueshëm
18 janar 2020
| 10:04
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar veprimtarin Jonuz Musliu në dy vjetorin e vdekjes së tij.
Haradinaj ka thënë se është krenar që e ka njohur Musliun dhe që ka punuar me të. “Kontributi i tij në UÇK, TMK, UÇPMB e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm”, ka thënë Haradinaj.