Haradinaj: Kontributi i tij jetësor i Fahri Fazliut do të nderohet ndër breza

05 maj 2023 | 14:59

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në përurimin e shtatores se heroit të kombit, Fahri Fazliut.

Me këtë rast, Haraidinaj ka thënë se Fazliu i takon brezit të hershëm të lëvizjes për liri.

“Fahri Fazliu i takon brezit të hershëm të lëvizjes për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë për çlirimin e Kosovës. Pikërisht në Ditën e Dëshmorëve, ai po përjetësohet në bronz, në qendër të Obiliqit. Kontributi i tij jetësor në shërbim të lirisë së Atdheut do të nderohet ndër breza!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kombëtares së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, mbrëmë…