Haradinaj: Kosova dhe populli i saj do të kujtojnë gjithmonë
23 mars 2022
| 20:35
“I pikëlluar për humbjen e mikes së madhe të Kosovës, sekretares Albright”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.
“Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen, miqtë dhe popullin amerikan! Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.