Haradinaj: Kosova do të jetë shtëpia e dytë e gjeneralit Orr
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion nga Iowa i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga gjenerali Timothy Orr.
Në profilin e tij në “Faebook”, Haradinaj ka shkruar se partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është reflektim i marrëdhënieve të çmuara Kosovë – ShBA.
Për këtë, sipas tij, merita të jashtëzakonshme ka komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Tymothy Orr.
“Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Ioëa-s është reflektim i marrëdhënieve të çmuara që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë merita të jashtëzakonshme ka komandati i Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Gjenerali Tymothy Orr, që për tetë vite ka qenë urë e fuqishme lidhëse për avancimin e bashkëpunimit të gjithashëm ndërmjet dy vendeve tona, posaçërisht në fushën e mbrojtjes. Gjenerali Orr, me miqësinë e tij të dëshmuar për vendin tonë, ka siguruar vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës. Kosova do të jetë përjetë shtëpia e dytë e Tij. Faleminderit Gjeneral”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/