Haradinaj: Kosova duhet ta fitojë betejën për dije
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion të nxënësve dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman të angazhuar rreth projektit “Ngritja e kapaciteteve në arsimin fillor” dhe fushatës për “Arsim më të mirë në Kosovë”.
Haradinaj ka bërë me dije se gjatë këtij takimi se ka pranuar një peticionin me mbi 124 mijë nënshkrime të nxënësve me kërkesë për arsimim më kualitativ.
“Mëngjesin e sotëm, pata nderin të pres një delegacion të nxënësve dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman të angazhuar rreth projektit ‘Ngritja e kapaciteteve në arsimin fillor’ dhe fushatës për ‘Arsim më të Mirë në Kosovë’. Peticionin simbolik, të cilin e pranova nga ta, me mbi 124 mijë nënshkrime të nxënësve me kërkesë për arsimim më kualitativ, Qeveria e vendit do ta trajtojë me tërë kapacitetet, për të ngritur sistem të edukimit që u përgjigjet kushteve të teknologjive të avancuara dhe standardeve ndërkombëtare. Kosova duhet ta fitojë betejën për dije”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/