Haradinaj: Kosova, e gatshme për marrëveshje me Serbinë që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim këshilltarin e lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno, me të cilin ka biseduar për vazhdimin dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila është ligjërisht obligative dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
“Me këshilltarin e lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno, njëherit ish-diplomat i shquar francez, këmbyem mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/