Haradinaj: Kosova e vogël, nuk mund të ndahet
26 korrik 2018
| 15:32
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të qartë edhe njëherë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
Ai ka refuzuar të flas lidhur me idetë e fundit për ndarje të mundshme të territorit të Kosovës, raporton “RTK”.
I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, kryeministri Haradinaj është përgjigjur: “Cilës Kosovë. Kosova edhe ashtu është e vogël. S’ka ndarje”.
Këto komente Haradinaj i ka bërë në hapjen e panairit të prodhimeve vendore në Ferizaj, ku po marrin pjesë kompani shqiptare nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.