Haradinaj: Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë popullit dhe shtetit të Shqipërisë
26 nëntor 2019
| 08:16
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se me shqetësim po i përcjell lajmet për tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë dhe një pjesë të Kosovës gjatë natës.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët që pësuan dhe ata që presin me padurim lajme për familjarët e tyre. Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e saj të pakursyer popullit dhe shtetit të Shqipërisë për të tejkaluar këtë situatë të rëndë. Të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë”, ka shkruar Haradinaj.