Haradinaj: Kosova është e hapur për investimet e huaja direkte
24 tetor 2018
| 07:57
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur dje në takim një delegacion të investitorëve austriakë, me të cilët ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në sektorin e energjisë efiçiente.
“Me këtë, rast i informova për lehtësirat që po krijon Qeveria për favorizimin e të bërit biznes, mbrojtjen e kapitalit të huaj në Kosovë dhe përkrahjen e investitorëve. Si vend adekuat për investim, Kosova është e hapur për investimet e huaja direkte”, ka bërë me dije Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”
/Epoka e re/