Haradinaj: Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Me këtë rast, Haradinaj, ka thënë se Kosova është konsoliduar si shtet, duke i fuqizuar mekanizmat e saj të sigurisë, falë rolit të NATO-së në vend, duke u bërë sot një vend demokratik, i përkushtuar për paqe dhe partneritet me aleatët tanë.
“Sot, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, falënderova gjeneral D’Addario për angazhimin profesional dhe miqësor gjatë shërbimit të tij dhe i urova mirëseardhje gjeneralit Risi, duke i uruar sukses në detyrën e re. Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe e fokusuar për paqe dhe siguri në vend dhe rajon dhe në këtë synim, roli i KFOR-it është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/