
Haradinaj: Kosova është me fat që ka një aleate si Gjermania
03 tetor 2019
| 16:18
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt dhe zonja Alexandra, për nder të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit dhe 29-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë.
Më këtë rast, Haradinaj ka thënë se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithmonë falënderues për rolin dhe kontributin e Gjermanisë, në të gjitha etapat e zhvillimeve në vend.
“Jemi me fat, që orientimin tonë strategjik e kemi vendosur përkrah vlerave të larta demokratike dhe përkrah aleatëve tanë, siç është Gjermania”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
/Epoka e re/