Haradinaj: Kosova është ndryshe që kur jam kryeministër
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk është ajo që ka qenë kur e ka marrë drejtimin e Qeverisë, sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
“Gjendja në rend dhe ligj nuk është e kënaqshme në Kosovë. Edhe gjendja në rend dhe ligj është sfidë për Kosovën, veçanërisht luftimi i llojeve të ndryshme të krimit dhe korrupsionit. Rezultat i kësaj fokusimi ka shkuar kryesisht për t’i ndihmuar institucioneve të rendit dhe të ligjit që t’i ushtrojnë funksionet e veta në bazë të mandatit të tyre kushtetues e ligjor”.
“Që ta rifitoj në tërësi fuqinë e tyre kushtetuese e ligjore të punojnë të pandikuar dhe papenguar nga askush… Mund t’ju them se dinamika ose treguesi i asaj që po ndodh në rend dhe ligj dallon nga kohërat e mëhershme. Nuk them se Kosova i ka zgjedhur problemet e korrupsionit dhe se mund të mburremi me vendet e tjera, por në raport me gjendjen e marrë dhe këtë kohë, bëhet fjalë për një Kosovë tjetër, nuk është e njëjta”, ka thënë Haradinaj gjatë interpelancës në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.