Haradinaj: Kosova është unike në politikën e jashtme
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me të cilin ka biseduar me sfidat me të cilat është duke u ballafaquar diplomacia e Kosovës.
“Konsolidimi i diplomacisë së Kosovës në botë, politika parimore krahas organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet bilaterale e multilaterale, integrimet euroatlantike si dhe njohjet e reja ishin në fokus të diskutimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Gjatë një vizite pune, u njoha me sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në planin diplomatik, veçanërisht me betejën rreth njohjeve që janë target nga oponentët tanë. Në temat e politikës së jashtme jemi unikë dhe me qeverisjen stabile e zbatuese garantohet imazhi i mirë dhe përfaqësimi i denjë i Kosovës kudo”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/