Haradinaj: Kosova foli, Po – 137

08 shkurt 2025 | 15:22

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar për tumbimin e madh të kësaj përtie me partnerët e saj në qytetin e Pejës.

Ai ka thënë se Kosova i tha Po – 137.

“Po 137, foli populli fitues i Kosovës, njëzëri nga Peja e Haxhi Zekës.
Po 137, se dojmë Autostradën e Dukagjinit, siguri energjetike, energji të prodhuar në vend, me çmim të lirë.
Po 137, për paga mesatare mbi 1000 dhe pensione 500 euro.
Po 137, që çdo i ri që nis biznes të marrë grant pa kthim, që çdo student të ketë bursë, që çdo bujk të përfitojë nga trefishimi i subvencioneve.
Po 137, për mbështetje financiare të punëkërkuesve deri në punësim.
Po 137, për sundimin e ligjit.
Po 137, se jemi mirënjohës për të rënët për liri, për Amerikën e të gjithë aleatët që na ndihmuan në kohëra të vështira.
Po 137, për anëtarësimin direkt në NATO, për siguri të përhershme.
Po 137, për aleancën e pathyeshme me Amerikën.
Po 137, nesër, më 9 shkurt, në kutitë e votimit, në ditën vendimtare.
Po 137, për Kosovën Fituese”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Donjeta Dragusha, fton…