Haradinaj: Kosova i qëndron pranë SHBA-së përballë të keqes globale
11 dhjetor 2017
| 23:15
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur pas sulmit terrorist që ka ndodhur sot në Nju-Jork, ku kanë mbetur të plagosur së paku katër persona.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
I tronditur me shpërthimin në New York dhe lëndimin e disa qytetarëve të atjeshëm. Aktet e këtilla terroriste na rikujtojnë tërë kohën përgjegjësinë që ne të gjithë kemi për paqen, demokracinë dhe sigurinë.
Kosova i qëndron pranë SHBA-së dhe popullit amerikan përballë të keqes globale.
RH