Haradinaj: Kosova ka bërë reforma domethënëse për të bërit biznes
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me homologë dhe zëvendëskryeministra të vendeve të rajonit ka qenë pjesë e panelin ku është diskutuar për perspektivën ekonomike dhe evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Me këtë rast ai ka thënë se Kosova ka bërë reforma domethënëse për të bërit biznes, përfshirë lehtësirat fiskale dhe infrastrukturë të konsoliduar.
Haradinaj ka theksuar se në raport me CEFTA-n, Kosova ka marrë të gjitha obligimet ndërkombëtare kur ka qenë e përfaqësuar bashkë me UNMIK-un, por sipas tij, është e rëndësishme që të kuptohet se tani është shtet sovran dhe i pavarur dhe vetëm si i tillë do të përfaqësohet në këtë organizatë si dhe në dokumentet e marrëveshjet e ardhshme.
“Në panelin ku u diskutua për perspektivën ekonomike dhe evropiane të Ballkanit Perëndimor, së bashku me homologë dhe zëvendëskryeministra të vendeve të rajonit tonë, theksova se Kosova ofron mundësi të shumta për investime dhe se ajo ka bërë reforma domethënëse për të bërit biznes, përfshirë lehtësirat fiskale dhe infrastrukturë të konsoliduar. Në këtë kontekst edhe ekonomia e Serbisë tashmë e ka njohur Kosovën dhe do të ishte mirë që edhe politika e këtij shteti fqinj ta bëjë këtë sa më parë. Në raport me CEFTA-n, Kosova ka marrë të gjitha obligimet ndërkombëtare kur ka qenë e përfaqësuar bashkë me UNMIK-un, por është e rëndësishme që të kuptohet se tani është shtet sovran dhe i pavarur dhe vetëm si i tillë do të përfaqësohet në këtë organizatë si dhe në dokumentet e marrëveshjet e ardhshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/