Haradinaj: Kosova ka krijuar aleatë të fuqishëm, përkrahja e Gjermanisë është e nevojshme

09 janar 2020 | 15:24

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Susanne Schutz, drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Haradinaj ka bërë me dije se me zyrtaren gjermane ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

“Kosova ka arritur të krijojë aleatë të fuqishëm dhe përkrahja e Gjermanisë është tejet e nevojshme për të vazhduar integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, kushtet për të cilin fakt, vendi tashmë i ka plotësuar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova dhe Gjermania suksesshëm kanë thelluar bashkëpunimin bilateral në fushën politike dhe ekonomike, si një e arritur e madhe strategjike për vendin dhe rajonin.

Sot në takim me Susanne Schutz, drejtoreshën për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane, theksova se Kosova është e fokusuar në avancimin e partneritetit me shtetin gjerman, siç kemi punuar shumë në jetësimin projekteve ekonomike si ITP në Prizren dhe Sowi Kosova dhe ngjashëm edhe në aspektin politik, duke e falënderuar këtë vend për qëndrimin konsistent në mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

Po ashtu, shpreha gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, të kornizuar që çon në marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në partneritet të mirë me të gjitha vendet e rajonit.

Përmenda suksesin e Kosovës në procesin e fundit zgjedhor në vend dhe pritjet që kemi për konstituimin sa më të shpejt të Qeverisë së re dhe marrjen e përgjegjësive për proceset e rëndësishme që e presin vendin.

Kosova ka arritur të krijojë aleatë të fuqishëm dhe përkrahja e Gjermanisë është tejet e nevojshme për të vazhduar integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, kushtet për të cilin fakt, vendi tashmë i ka plotësuar.

Image may contain: 1 person, sitting and indoorImage may contain: 3 people, people sitting and indoorImage may contain: 3 people, people smiling, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të hapet edicioni i tretë i Lojërave Olimpike…