Haradinaj: Kosova ka nevojë për një aeroport alternativ për fluturime emergjente
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se Kosovës i duhet një një aeroport alternativ për fluturime emergjente.
Ai ka treguar se një aeroport i tillë do të ndihmonte udhëtaret kur iu pamundësohet aterimi në aeroportin e Prishtinës.
Haradinaj ka shkruar në “Facbook” se qeveria e tij do ta përshtate Aeroportin e Gjakovës.
“Kosova patjetër duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente, në mënyrë që udhëtarët e saj të mos vijnë në situatë – që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës – të aterojnë në Beograd dhe Shkup. Për këtë qëllim, ne do ta përshtatin Aeroportin e Gjakovës, për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror. Kjo përshtatje do të arrihet me një investim të përballueshëm për buxhetin. Angazhimi ynë për ta shndërruar këtë aset në një pikë të rëndësishme të infrastrukturës së sigurisë kombëtare është pjesë e vizionit të Kosovës Fituese”, ka shkruar Haradinaj.