Haradinaj: Kosova ka potencial për eksport edhe në vendet e mëdha evropiane
08 shkurt 2021
| 17:15
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot kompanitë “Green House” dhe “Mabeko Group” nga Peja.
Haradinaj, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit garon për postin e presidenti, ka thënë se Kosova ka potencial për eksport edhe në vendet më të mëdha evropiane.
“Puna dhe vullneti i kompanive “Green House” dhe “Mabeko Group” nga Peja, na nderojnë si shtet që sytë i ka drejt një të ardhme ekonomike stabile. Këto kompani janë dëshmi që Kosova ka potencial eksporti edhe në vendet më të mëdha evropiane. Programi i Aleancës ka strategji konkrete për përkrahjen e ndërmarrësve tanë, që janë shtylla kryesore ekonomike e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.