Haradinaj: Kosova ka shënuar përparim në avancimin e rolit të gruas
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në nisjen e “Javës së Gruas 2019”, ka thënë se Qeveria ka ndërmarr një sërë vendimesh që u siguron grave trajtim të barabartë.
Haradinaj ka thënë se Kosova ka shënuar përparim në avancimin e rolit të gruas.
“Sot mora pjesë në nisjen e ‘Javës së Gruas 2019’, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), që do t’i shërbejë Kosovës si platformë për fuqizimin e grave. Kosova ka shënuar përparim në avancimin e rolit të gruas, por si shoqëri ka ende shumë punë para vetes. Qeveria ka ndërmarr një sërë vendimesh që u siguron grave trajtim të barabartë, mundësi të barabarta për të gjetur një punë, si dhe zhvillim të bizneseve private, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo politike. Le të na shërbejë ky organizimin, për ta rritur vetëdijen për të drejtën, pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/