Haradinaj: Kosova mirëpret investimet amerikane

28 shtator 2018 | 21:08

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij zyrtare në Washington, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e organizatës “The Heritage Foundation”, të kryesuar nga James Carafano, zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme.

Ai përmes një njoftimi në profilin e tij në “Facebook” ka njoftuar se në këtë takim i ka informuar përfaqësuesit e kësaj organizate për punën e Qeverisë, veçanërisht në zhvillimin ekonomik.

Postimi i plotë i tij:
Gjatë vizitës zyrtare në Ëashington, sot zhvillova takim pune me përfaqësuesit e organizatës “The Heritage Foundation”, të kryesuar nga James Carafano, zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme.

Në një bashkëbisedim të hapur i informova për punën e Qeverisë, veçanërisht në zhvillimin ekonomik dhe hapat e rëndësishëm që kemi ndërmarrë për të krijuar lehtësira për zhvillimin e biznesit, në krijimin e një ambienti më të sigurt për investime të huaja direkte dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kosova mirëpret investimet amerikane dhe Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane është dëshmi e qartë e përkushtimit të Qeverisë për fuqizimin e partneritetit ekonomik me ShBA-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi,  gjatë…