Haradinaj: Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane
12 maj 2022
| 15:24
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin.
Ai ka thënë se perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë.
“Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit tash e sa vjet”.
“Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.