Haradinaj: Kosova në krah të intervenimit të aleatëve në Siri
14 prill 2018
| 09:36
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkrahur sulmet ajrore të ShBA-së dhe aleatëve të saj Britanisë dhe Francës kundër Sirisë.
Hardinaj përmes një postimi në llogarinë “Facebook”, ka thënë se Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri.
“Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri. Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.